Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Fushë Krujë, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në Familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme





