Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Barit në Itali, në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës.

Mediat italiane shkruajnë se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit, është fundosur një rimorkiator, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona. Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë.

Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur pasi mësoi ngjarjen. Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.

Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.