Ishte nisur për të punuar tokën dhe humbet kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset bujku 64-vjeçar.

Egzon Begaj, banor i Kolonjës, ka përfunduar në spitalin e Lushnjës i dëmtuar, teksa mjeti bujqësor tip zetor është përmbysur.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Policia në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë aksident, që për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave të para, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjet ka qenë lagështia dhe balta në rrugën ku po shkonte për të punuar.