Me kalimin e orëve dalin në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen horror të regjistruar në Shënavlash, ku vajza 19-vjeçare vrau babain e saj Pëllumb Meta, prind i 4 fëmijëve.

Të afërm të familjes bëjnë të ditur se viktima dhe vajza e tij ishin njerëz model dhe nuk arrijnë ende ta besojnë çfarë ka ndodhur.

Krushku i familjes Meta, (ka marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.

“Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, tha ai.