Një studiues sizmik, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë tërmetin e fuqishëm në Turqi.

“Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani e Siri”,  shkroi ai në rrjetin e tij social.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur dhe qindra të plagosur.

Disa përdorues të Twitterit megjithatë e fshikulluan duke e quajtur një “pseudo-shkencëtar”,  dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme. Pas tërmetit katastrofik të mëngjesit të sotëm, postimi i tij në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë viral.