Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të rikthejë në detyrë pas katër vitesh, ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Beçaj i kishte kërkuar KLD të emërohej gjyqtare pranë Apelit të Tiranës, por kërkesa e saj nuk ishte marrë parasysh dhe për këtë kishte ngritur një padi në Gjykatën Administrative.

Përveç kthimit në detyrë, Beçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit në vlerën 8.061.624 lekë. Lidhur me këto kërkesa, Apeli i Administratives i ka dhënë disa të drejta gjyqtares Beçaj.