Një oficer policie u vra sot në Charleroi në jug të Belgjikës , gjatë njëoperracioni për një rast të trafikut të armëve dhe drogës.

Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur për vdekje edhe i dyshuari, ndërsa dy policë të tjerë janë lënduar dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas prokurorit të Charleroi, Vincent Fias, ngjarjet kanë ndodhur rreth orës 6.30 të mëngjesit, kur një grup i forcave speciale të policisë federale kanë shkuar për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

Ky i fundit ka “përshëndetur” me armë në dorë efektivët e policisë dhe ka boshatisur karikatorin, duke u fshehur pas një dere.

Kryeministri belg Alexandre de Croix, Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e policit 36-vjeçar që u vra.

“Kjo është një ditë e zezë për policinë belge”, komentoi Eric Schneck, ushtrues detyre i drejtorit të policisë federale.