Policia ka arrestuar një 47-vjeçar, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Mësohet se në pranga të policisë ka rënë shtatsi me iniciale G.Rr., 47-vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta. 

Ndërkohë është arrestuar dhe një 19-vjeçar, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin M. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh.