Policia Kufitare në portin e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës ndaluan shtetasin në kërkim A. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar në ngarkim të 25-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





