Policia e Durrësit e kishte shpallur në kërkim, por ai paraqitet vetë në komisariat.

Kjo ka ndodhur me një 24-vjeçar nga Shijaku, i akuzuar për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Mashtrimi”.

Sipas policisë, “24-vjeçari B.M. dyshohet se në lagjen nr. 13, në ambiente të lira, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm me letra bixhozi. Në cilësinë e provës u bllokuan letrat e bixhozit”.

Pasi ka mësuar se policia e kishte shpallur në kërkim, 24-vjeçari është paraqitur vetë në komisariat, për t’u njohur me akuzat që rëndojnë mbi të.