I shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, një 32-vjeçar nga Durrësi kishte mundur deri më tani t’i shpëtonte policisë.
Por arratia e tij ka përfunduar 24 orët e fundit, kur është ndaluar nga efektivët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Dh. T., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”.





