Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Julian Mandijës në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Bëhet me dije se Mandija punonte si doganier dhe se ditën e djeshme i janë vënë prangat në vendin e punës.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.