Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin një 19-vjeçari me inicialet D.S.,19 vjeç banues në Shkallnur, i cli ishte i shpallur në kërkim për veprën “Dhuna në Familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. S., 19 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Dhuna në familje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





