Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Çela ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Zarka”.

Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.

Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.