Një 48-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Shpetim Xhafa, 48 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





