Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim për ngacmim seksual. Ky shtetas gjatë shoqërimit nga policia kundërshtoi me forcë punonjësit.
Kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Ky shtetas, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





