Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 30-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Redian Bejaj, ishte kapur me 20 kg kanabis sativa, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.

Për personin në fjalë, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa ditën e djeshme është bërë e mundur prangosja e tij.