Policia e Durrësit ka arrestuar një 60-vjeçar të shpallur në kërkim.

Në pranga ka përfunduar Qerim Lasku, 60 vjeç, banues në fshatin Manzë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.