Kaprolli rishfaqet në parkun kombëtar të Qafshtamës pas rreth 30 vitesh. Një qytetar me telefon ka filmuar një kaproll i cili shëtit nëpër parkun kombëtar të Qafshtamës.

Kaprolli në këtë zonë ishte zhdukur që në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe nuk kishte asnjë gjurmë apo shenjë të kësaj kafshe.

Sipas eksperteve të agjencisë së zonave të mbrojtura, prezenca e kaprollit vjen si rezultat i moratoriumit të kafshëve dhe shpendëve i vendosur nga qeveria dhe puna e mirë e ADZM Durrës.

Prania e kaprollit shihet dhe si një atraksion që i shtohet kësaj zone turistike përpos bukurive natyrore dhe vetive kuruese që i atribuohen këtij parku.