Ishulli i Sazani është përfshirë nga flakët këtë të diel.

Mësohet se ka marrë flakë pjesa lindore e ishullit  dhe vendi i quajtur “Plazhi i gjeneralit”, duke djegur pisha dhe shkurre.

Forcat e Rojes Bregdetare dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kjo është e hera e dytë që ishulli i Sazanit përfshihet nga flakët, ku nga pakujdesia digjen pishat dhe bimësitë e zonës.