Pas 4 ditësh nën ‘pushtetin’ e flakëve në ishullin e Sazanit janë neutralizuar vatrat e zjarrit falë ndihmës së avionit grek.

Rreth tetë orë i kanë mjaftuar avinëve për të shuar flakët që digjnin prej katër ditësh ishullin e Sazanit.

Në një kohë kur Shqipëria vetë nuk kishte mjaftueshëm mjete ajrore, si helikopterët për të shuar zjarrin, edhe këtë herë na erdhën në ndihmë fqinjët tanë.

Në mbrëmjen e datës 5 qershor në kulmin e debateve për këtë çështje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruajti një status në rrjetet sociale se kishte vendosur që të dëgjonte zërin e ekspertëve.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët”, tha Peleshi ndër të tjera.