Një ishull mahnitës privat në Karaibe është nxjerrë në shitje për 85 milionë paund.
'Little Pipe Cay' në qendër të Bahams, përshkruhet si "një xhevahir" brenda arkipelagut të zinxhirit ishull Exumas.
Ishulli i pabanuar prej 38 hektarësh ka katër plazhe me rërë të bardhë të pastër dhe është e rrethuar nga deti i pastër blu dhe jeta e bukur detare.
Gjatë 15 viteve të fundit, pronarët e kanë transformuar ishullin, duke ndërtuar pesë shtëpi, të gjitha me pamje mahnitëse nga deti.
Të gjitha banesat janë të mobiluara, kanë 9 dhoma gjumi dhe 9 banjo, përfshirë një pishinë, akomodim për stafin si edhe 24 orë roje sigurie.
Exumas, të cilët janë përdorur për filmat Bond dhe Pirates of the Caribbean, janë rreth 270 milje larg nga Florida dhe në Little Pipe Cay nga ku shkohet me jaht ose hidroplan.





