Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje me helikopter të ishullit të Sazanit.

Në një status ne “Facebook” krahas videos Rama citon ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin Peleshi dhe thotë se i vlerëson të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS;

Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:

Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…
Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.