Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka hedhur në erë Xhaminë e Madhe Al-Nuri në Mosul, Irak. Forcat irakene e kanë konfirmuar këtë ngjarje. Pikërisht në këtë vend historik, në vitin 2014 udhëheqësi i grupit terrorist shpalli “Kalifatin”.
Beteja për Mosulin mes forcave irakene të sigurisë dhe terroristëve të ISIS ka qenë tepër e ashpër gjatë ditëve të fundit. Më herët komandanti i forcave irakene kishte thënë se ishin vetëm 15 metra larg xhamisë pasi kishin avancuar me ofensivën e tyre kundër ISIS.
Më janar 2017, qeveria njoftoi çlirimin e plotë të Mosulit lindor. Por pjesa perëndimore e qytetit paraqet një sfidë më të vështirë.