25nëntor 2015 – ISIS vë dhe Shqipërinë në hartën e vendeve që do të sulmojë. Një video e publikuar së fundmi nga xhihadistët e shtetit islamik, jep një listë të gjatë të vendeve që ISIS mund të godasë me anë të sulmeve terroriste.
Janë 60 vende të cilat përmenden në këtë video, midis tyre edhe Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia, pasi ato cilësohen si pjesë e koalicionit të krijuar kundër tyre.
Në video paralajmërohet se këto vende do të “digjen nga zjarri i luftës”. “Ne adhurojmë vetëm Allahun. Amerika thotë se e ka ushtrinë më të fuqishme në histori. Ju mund të jeni të fortë në numër dhe armë, por ushtarët tuaj janë të frikësuar. Ata kthehen në shtëpi e çdo vit 6,500 prej tyre kanë kryer vetëvrasje”, thuhet në video.
/portali DurresLajm/





