Shteti Islamik kërcënon Romën. Me anë të një video të postuar në internet ISIS tregon se si do të jetë kryeqyteti i Italisë pas sulmeve.

Në video dallohen tanke që ecin në një Romë të shkretuar, të mbuluara nga pluhuri e dheu dhe e shkatërruar.

Gjysmë i rrënuar ngrihet në mes vetëm Koloseu. Shteti Islamik tenton ta shndërrojë Romën në qendrën e ardhshme të tij.