15 korrik – Një video me mesazhe të frikshme nga terroristët e ISIS-it është publikuar në YouTube. Kërcënohen gjithë vendet e Ballkanit, ku objektivi i parë i terroristëve është Serbia, e më pas me radhë Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe vendi ynë Shqipëria.
Videomesazhi i publikuar më 10 korrik, për shkak të përmbajtjes së dhunës, tashmë është hequr nga kanali i YouTube-t.
Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon Ballkanin. Në këtë të fundit, terroristët u dërgojnë mesazhin ballkanasve që të gëzohen, sepse me mbërritjen e kalifatit islamik do të vijnë ditë më të mira.
Mesazhi i ISIS-it:
“Gëzohuni të gjithë ju ballkanas, ditë më të mira po ju vijnë pas, po ju vijnë myslimanët, ne jemi kalifati islam.
Gëzohu o Serbi, do të bëhesh pjesë e islamit dhe ti, edhe pse qejf nuk ke, ne jemi kalifati islam.
Bosnjë e Hercegovinë, ja ku i ke muxhahidinët, do t’i vrasim murtedinët.
Gëzohu ti o Kroacia, do të të bjerë demokracia, ligjet e Zotit, drejtësi të gjithëve, ne jemi kalifati islam.
Gëzohu ti o Mal i Zi, së shpejti jemi tek ti, do të jesh vendi ynë përsëri, ne jemi kalifati islam.
Gëzohuni Shqipëria, Kosova, Maqedonia, do t’ua kthejmë sheriatin, ne jemi kalifati islam.”
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





