4 qershor 2015 – Një video tronditëse është publikuar nga ushtarët e ISIS, të cilët kërcënojnë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Për herë të parë rreziku i ekstremistëve vjen për Ballkanin e konkretisht për vendet ku jetojnë shqiptarët. “Do të vijnë ditë të zeza për ju! Do të keni frikë të ecni në rrugë! Do të keni frikë të punonin nëpër zyrat tuaja! Do të tmerroheni edhe në shtëpitë tuaja! Do t’ju tmerrojmë edhe në ëndrrat tuaja” janë mesazhet e frikshme që transmetohen nga shqiptarët e rekrutuar nga ISIS.

“Do ju vijmë me bomba, në emër të Allahut! Do ju vijmë me ushtri, me burra që e duan vdekjen në rrugën e Allahut! Do luftojmë derisa të vendosim fjalën e Allahut në këto vende! Kjo gjë do të ndodhë së shpejti!”, flet në video në gjuhën shqipe Abu Muqatil (Al Kosova).

Sipas tij, ky reagim vjen për shkak të “zullumeve” që janë bërë në këto vende.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”