Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të kryer sot nëpërmjet një furgoni në qytetin e Barcelonës.

Agjencia e lajmeve e ISIS'it, Aamaq, ka raportuar se grupi famëkeq qëndron prapa sulmit që përgjaku qytetin spanjoll sot.

Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërin prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për ‘akt terrorist’.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. Njëri prej tyre edhe është identifikuar.