12 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist të së shtunës mbrëma në Londër, janë arrestuar nga policia britanike.
Arrestimet erdhën pas kontrollit të një lagjeje në lindje të Londrës, ku jetonte njeri nga xhihadistët e ekzekutuar. Informacionet e dala nga hetimet bënë të ditur se tre agresoret u qëlluan me më shumë se 50 plumba nga 8 efektivë policie, pak çaste pasi u morën jetën 7 personave dhe plagosen 48 të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, terroristet ishin me origjinë nga Mesdheu. Njeri prej tyre mbante veshur një jelek shpërthyes, i cili më vonë u konfirmua se ishte fals.
Të dielën mbrëma, ISIS mori përgjegjësinë për sulmin. Aktualisht, ekziston frika se numri i viktimave mund te rritet, pasi 21 nga 48 te plagosurit janë në gjendje të rënde.