31 tetor 2015 – Terroristët e Shtetit Islamik të ISIS-it kanë marrë përsipër autorësinë për rrëzimin e avionit rus në Sinai në Egjipt me 224 persona në bord, nga të cilët fatkeqësisht nuk pati asnjë të mbijetuar.
“Ushtarët e kalifatit ia arritën me sukses rrëzimit të një aeroplani rus në Sinai, i cili mbante 220 pasagjerë rusë. Të gjithë vdiqën, falë Zotit”, thuhet në një postim në Twitter nga një grup i lidhur me ISIS-in.
Pavarësisht deklaratave të terroristëve famëkeq, ekspertët kanë nisur hetimet, të cilat po i mbështesin në 3 pista: avaria me natyrë teknike, moti i keq që mund të ketë shkaktuar rënien e avionit, megjithëse Airbus është mjaft rezistent ndaj kohës së keqe, dhe gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist.
Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 200 pasagjerë të rritur, 17 fëmijë dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit, 214 shtetas rusë dhe 3 ukrainas.
/S.L. portali DurresLajm/