6 mars 2015 – Grupi ekstremist ISIS duket që nuk ka të ndalur për të shkatërruar e për të vrarë. Qeveria irakiane ka bërë të ditur se pas shkatërrimit të muzeut në Mosul, ekstremistët e ISIS-it kanë plaçkitur dhe shkatërruar qytetin e lashtë asirian, Nimrud-in.
Një burim fisnor nga qyteti fqinj i Mosulit, tha se xhihadistët të cilët e konsiderojnë trashëgiminë paraislamike si idiolatri, kanë plaçkitur monumentin 3000-vjeçar, në brigjet e lumit Tigër.
Nimrud-i është ndërtuar rreth viteve 1250 para erës sonë. Katër shekuj më vonë, u bë kryeqytet i perandorisë Asiriane, perandorisë më të fuqishme në botë e përbërë nga shtetet e sotme moderne Egjipti, Turqia dhe Irani. Shumë nga monumentet më të famshme janë larguar vite më parë nga arkeologët, të cilat gjenden në muzeun britanik të Londrës, përfshirë edhe qindra gurë të çmuar që janë dërguar në Bagdad.
Ky sulm në Nimrud erdhi vetëm një javë pas publikimit të një videoje që tregon shkatërrimin e monumenteve nga forcat ISIS-it.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





