"Luftëtarët e huaj" nga hetimet e kryera deri më tani, janë të gjithë shumë të rinj, të grupmoshës 18 – 25 vjeç. Ata janë kryesisht meshkuj.
ISIS: Qeveria italiane. Të rinj dhe të konvertuar në Islam.
1 Tetor 2014 – Janë të paktën pesëdhjetë. Të rinj. Të rekrutuar dhe të indoktrinuar shpesh përmes internetit. Ata vijnë nga qytetet e veriut sidomos Breshia (Brescia),Torino, Ravenna, Padova, Bolonja dhe disa qytete të vogla në Veneto. Gjithashtu dhe nga Roma e Napoli. Pjesa më e madhe, të paktën 80 % e tyre janë italianë të konvertuar në islam kohët e fundit. Një e papritur kjo për të gjithë. Por ka edhe fëmijë emigrantësh të brezit të dytë. Të gjithë janë aktualisht në mes të Sirisë dhe Irakut, të gatshëm të sakrifikojnë veten e tyre për xhihadin apo luftën e shenjtë. Janë me dhjetëra "foreign fighters", luftëtarë të huaj italianë të rekrutuar nga radhët e terrorizmit Isis (Shtetit Islam të Irakut dhe Levant) flitet kudo në mediat italiane.
"Luftëtarët e huaj" nga hetimet e kryera deri më tani, janë të gjithë shumë të rinj, të grupmoshës 18 – 25 vjeç. Ata janë kryesisht meshkuj.
"Luftëtarët e huaj" nga hetimet e kryera deri më tani, janë të gjithë shumë të rinj, të grupmoshës 18 – 25 vjeç. Ata janë kryesisht meshkuj.
Nuk ka asnjë lajm për prezencë femrash të nisura nga Italia për të luftuar. Të rinjtë janë konvertuar në xhihadistë besimtarë në shumicën e rasteve, përmes internetit. Indoktrinimi ndodh me teknika të shpejta dhe të përhapura,të cilat brenda një kohe të shkurtër I nxisin këta djem që të ndërmarrin hapin vendimtar për të shkuar në këto teatro lufte. Teknika të fuqishme manipuluese psikologjike, të marra nga përvoja në Pakistan, në kampet e trajnimit të kamikazëve të rinj. Kur bëhen gati, të rekrutuarit e Isis mund të mbështeten tek oficerët e kontaktit që organizojnë udhëtimet e tyre, shpesh pa kthim. Siç ndodhi me një duzinë djemsh që lanë Italinë dhe gjetën vdekjen në Siri.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës, ishte projektuar të kthehej në sipërfaqe të gjelbërt, por pemët dekorative janë… tharë!
Durrës, ishte projektuar të kthehej në sipërfaqe të gjelbërt, por pemët dekorative janë… tharë! (VIDEO)
Dobi i zhgënjyer pas 5 humbjeve radhazi: Nuk e kisha menduar kurrë
Pas takimit me Vanesën, flet për herë të parë nëna e Indrit





