ISIS ka vrarë dy italianë që ishin rrëmbyer që prej korrikut të 2015-s në Libi.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme italiane, e cila tha se vrasja e Fausto Piano-s dhe Salvatore Failla-s, punonjës të një firme ndërtimi, ka ndodhur në periferi të Sabratas.
Ekzekutimi i tyre ka ardhur gjatë një transferimi të pengjeve, kur forcat libiane të sigurisë kanë sulmuar vargun e makinave duke vrarë të gjithë pasagjerët, përfshirë të paktën edhe shtatë militantë.
Me viktimave është edhe një grua, ndërsa për një fëmijë raportohet se ka mbetur i plagosur. Sipas medieve italiane, trupat e tyre po mbahen ende nga militantët.
Dy italianët u morën peng më 20 korrik të 2015-s së bashku me dy bashkëkombas të tjerë në një zonë rreth 60 kilometër nga Tripoli.