TIRANE, 18 shkurt 2013 – Në një emision televiziv, deputeti Kastriot Islami, duke kritikuar frymën aktuale në Partinë Socialiste deklaroi se Fatos Nano dhe Ilir Meta, ishin drejtues liberalë të PS.
"Qëndrimi që ka pasur PS pas vitit 2005 për Fatos Nanon. Fatos Nano ka qenë drejtuesi liberal i PS. Komponenti i dytë ka qene Ilir Meta, i cili i ka dhënë një imazh transformimit të PS. Por transformimi rezultoi se nuk ishte i pathyeshëm. Edi Rama jo vetëm e ktheu në regres, por e ktheu edhe në klienteliste partinë. Pasi PS nuk është me as liberale dhe as elektorale. Largimi im është një pjesë e strategjisë së re e Ramës, politike e re e spastrimit të partisë dhe ndaj Berishës, që i tha më le rehat të pastroj PS dhe të forcoj pozitat brenda PS dhe nuk dua mandat",- deklaroi Islami.
Ndërsa Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ka nënvizuar se nëse Rama kërkon fitoren e PS në 2013, duhet të kuptojë gabimin në 2005.
"Edi Rama ka të gjithë potencialin intelektual për të kuptuar gabimin e bërë në 2005. Ndërsa Ilir Meta ka një lidhje shpirtërore me të majtën shqiptare, sepse ka lindur aty. Pasi mori Bashkinë e Tiranës në 2007, Rama vendosi ta ndante të majtën dhe të mos pranonte një figurë lider si Ilir Meta, ai i bënte hije në hapësirat që Edi Rama donte të krijonte brenda partisë",- tha Luan Rama.