I ftuar në një emision radiofonik moderatori i Top Channel, Isli Islami ka folur rreth jetës së tij private. Si një person i drejtpërdrejtë, Isli nuk e ka pasur aspak problem të përgjigjet për ato çfarë është pyetur.

"Kë do të doje të puthje?" ishte pyetja dhe Isli e kishte një përgjigje. "Do të doja shumë të puthja Nevina Shtyllën", – tha ai pa hezitim për moderatoren bukuroshe të emisionit "Jo vetëm modë".

"Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është dhe si tip", – tha Isli.