Pas përfundimit të programit të verës “Pushime On Top”, moderatorja Ori Nebijaj duket se i është kthyer rutinës dhe punëve të saj në Tiranë.

Një nga takimet e para që Ori ka bërë ka qenë me kolegun e saj, Isli Islami. Ka qenë ky i fundit i cili ka publikuar një foto me mikeshën e tij, krah së cilës ka shkruar me humor: “Edhe qielli qau”.

Ndjekësit janë gëzuar shumë për këtë rikthim të kolegëve dhe nuk e kanë fshehur as në komente këtë fakt.

Me siguri, Ori dhe Isli janë duke u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri televiziv të ‘Wake Up’.