Nëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020.
Çmimi, i cili ka një vlerë prej $50,000 është cilësuar si “American Nobel” dhe akordohet nga “World Literature Today”, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.

Të nominuarit janë:

1-Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare (“Broken April”, “The General of the Dead Army”).

2-Romancieri francez Emmanuel Carrère (“The Adversary”, “Class Trip”).

3-Poeti amerikan Jorie Graham, (“Fast”. “The Dream of the Unified Field”).

4-Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn (“Dogeaters”. “Mango Tango”).

5-Romancieri guatemalas Eduardo Halfón (“Mourning”. “La pirueta”).

6-Romancieri palestinian Sahar Khalifeh (“Wild Thorns”. “Of Noble Origins”).

7-Poeti maroken Abdellatif Laa?bi (“Beyond the Barbed Wire,” “The World’s Embrace: Selected Poems”).

8-Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle (“Celia’s Song”. “Ravensong”) Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen (“Red Juice”, “As Long as Trees Last”).

Juria prej nëntë vetash, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në festivalin “2019 Neustadt Lit Fest”, i programuar për 15-17 nëntor, organizuar nga revista “World Literature Today” dhe Universiteti i Oklahomës. Fituesi do të shpallet më 16 tetor.