Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Në njoftimin e publikuar thuhet se 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1.400 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë për fat të keq, nuk kanë fituar betejën me virusin 12 qytetarë.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e vendit, aktualisht janë të shtruar 161 pacientë.

Aktualisht 1.147 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma të lehta të virusit, ndërsa në të gjithë vendin, rastet pozitive janë 41.015.

Ministria e Shëndetësisë më tej, apelon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë me përpikmëri masat e vendosura prej tyre.