Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin në total në 35028 prej në fillim të pandemisë.

Ndërsa numri i të shëruarve në shtetin fqinj ishte 237,  në total 196 483.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 233 raste të reja pozitiv për një total prej 243.967.

Aktualisht, rastet aktive në vend numërohen në 12.456, 17 më pak se dje.