Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton për 13 mijë e 500 raste të reja dhe 525 viktima në buletinin e saj ditor për pandeminë.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit u kryen më shumë se 279 mijë tamponë molekularë dhe antigjen.
Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 83.681. Ndërkohë që lajmi i mirë vjen nga spitalet ku vijon të ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera.