Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima (11 dje) nga koronavirusi, një total prej 35042 rastesh që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 323 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 806.

Autoritetet e Shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 249 raste të reja pozitive për një total prej 244.216.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 788 vdekjesh, si edhe 88 raste të reja, shifër që e rrit në 95 459 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.