Autoritetet shëndetësore në Itali raportojnë se në 24 orët e fundit nga 100 mijë testimet të kryera, 1452 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i personave të shtruar në terapitë intensive. Ndërsa viktimat në 24 orët e fundit janë 12.
Aktualisht në Itali janë ende mbi 40 mijë persona aktivë me Covid-19, 38 mijë prej të cilëve ndodhen në izolim shtëpiak, ndërsa 2285 janë të shtruarit me simptoma, 207 prej të cilëve në terapi intensive.
Që nga nisja e pandemisë në Itali regjistrohen 291 mijë të infektuar, ndërsa të shëruarit janë 215 mijë.