Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano të Italisë, me një 16-vjeçare, e cila lindi në apartament foshnjën dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes së porsalindur në një kovë, që e mbante në ballkonin e banesës.

Nuk dihet ende nëse foshnja lindi e vdekur, apo nëse u vra nga nëna 16-vjeçare. Do të jenë rezultatet e ekspertizës mjekoligjore ato që do të zbardhin shkakun e vdekjes së foshnjës.

Ndërkohë që e mitura dhe nëna e saj, e cila ndodhej në apartament në momentin e lindjes, janë arrestuar. Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali.