25 shtator 2014 – Policia e Ankonës në prill 2014 neutralizoi një bandë shqiptaro-italiano-rumune, që merrej kryesisht me prostitucion. Të martën 23 shtator 2014 nëpërmjet gjykimit të shkurtuar u dënuan dy shqiptarët si pjesëtarë të bandës së sipërpërmendur me 7 anëtarë.

Ermal Xhani, 26 vjec u dënua me 8 vjet burg me akuzat: rekrutim femrash për prostitucion, shfrytëzim prostitucioni dhe ngritje organizate të strukturuar kriminale.

Lazër Vladaj, 32 vjec u dënua me 7 vjet e 10 muaj burg për nxitje për prostituimdhe shfrytëzim prostitucioni. Lazri ka edhe precedentë penalë të mëparshëm si psh. vjedhja e një makine Audi A 3 në nëntor 2008 në bashkëpunim me Alfred Kronin.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/