DURRËS, 24 nëntor 2014– Gjykata e Apelit në Itali dha dënime të zbutura apo u mbylli cështjen penale pa dënim anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal shqiptar të specializuar në trafikimin e femrave për prostitucion. Kjo organizatë kriminale, që në fillim të viteve 90-të deri në vitin 2002 kishte trafikuar kryesisht nëpërmjet Durrësit, dhjetra femra shqiptare dhe nga vende të tjera të lindjes drejt Italisë për prostitucion.
Banda akuzohej për favorizim prostitucioni, tortura, plagosje, abort të dhunshëm, përdhunim në grup përfshirë edhe të të miturave, armëmbajtje pa leje etj. Në shkallë të parë dënimet për cdo pjesëtar të organizatës kriminale shkonin nga 9-20 vjet burg. Gjykata e Apelit dha dënime shumë më të buta. Gëzim Gaxhja u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Ardjan Kosta me 8 vjet burg. Nderim Salliu, Gëzim Bullari,Marko Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu dhe Adriatik Suli u liruan nga akuzat për motive të ndryshme si mungesë provash, përfundim i afateve të hetimit gjyqësor, parashkrim të krimit etj. Interesant është fakti, që z. Gëzim Bullari, 43 vjeç sipas një urdhëri të Gjykatës së Latinës në Itali u arrestua me bujë nga Interpol Tirana në mars 2014. Mediat proqeveritare e paraqitën arrestimin si sukses të qeverisë në luftën anti-krim.
Faktikisht tashmë z. Bullari është njeri i lirë me vendim të vetë Gjykatës së Apelit në Itali! Normalisht, kështu do të ndodhë, kur policia shqiptare shpalos kompleks të thellë inferioriteti dhe qëndrim servil të pështirë ndaj kolegëve italianë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





