19 maj 2015 – Drejtoria antimafie e Katanxaros (Catanzaro) në kuadrin e operacionit “Dirty Soccer” vuri përpara përgjegjësisë ligjore 50 persona, italianë, sllovenë, serbë, maltezë, moldavë dhe 2 shqiptarë. Operacioni u krye kundra manipulimit të ndeshjeve të serisë (kampionatit) D në Itali. Ky manipulim ndeshjesh shërbente për vënien e basteve të majme për rezultate të trukuara.
Të dy shqiptarët e arrestuar ndonëse rezidentë prej vitesh në Itali janë me origjinë nga Durrësi.
Të arrestuarit janë:
Edmond Nerjaku lindur më 20 maj 1973 (biznesmen, finacues i rezultateve të trukuara dhe baste vënës).
Erikson Aruçi lindur më 3 maj 1990, banues në Bellari futbollist, bashkëpunëtori i të arrestuarit Fabbio Di Lauro dhe i lidhur me të arrestuarin Andrea Ulizio.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/