23 dhjetor 2014 – Endri Velaj, vetëm 22 vjec humbi jetën aksidentalisht këtë të martë më 23 dhjetor.
Endri po ngiste makinën e vet Fiat Bravo, kur papritmas përplaset me makinën e plehrave, që po sillte mbeturinat e paketuara nga qyteti i Materës. Endri banonte në Gravina të Puljes dhe po udhëtonte me makinë për në Matera.
Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit, por policia dyshon se dielli i ka verbuar sytë Velajt, kështu që ai nuk e ka parë kamionin dhe është përplasur. Kjo hipotezë e policisë përforcohet edhe nga fakti, që nuk ka gjurmë të frenimit të gomave në asfalt.
Endri ndërroi jetë duke zhytur në pikëllim të thellë familjarët, të afërmit, miqtë e shokët shqiptarë e italianë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





