DURRËS, 11 shkurt 2014 – Gjykata e Kasacionit në Itali konfirmoi dënimin e mëparshëm me 22 vjet e shtatë muaj burg për Lorenc Smoqin, lindur në Shijak. Më 7 janar 2009 vrau me qëllim grabitjeje të Luigi Del Percio-s 29 vjeç, student në master në krahinën e Trentos. Kasacioni dha një dënim të tillë të rëndë, ndonëse analizat mjekësore për gjendjen e shëndetit mendor të Smoqit dhanë rezultate të ndryshme. I papërgjegjshëm nga ana mendore në gjykatën e faktit dhe pjesërisht i papërgjegjshëm në gjykatën e apelit. Lorenc Smoqi ishte vetëm 23 vjeç në vitin 2009, kur kreu vrasjen për të cilën tashmë u dënua me vendim të formës së prerë.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/