Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pisa të Italisë.
Sipas mediave italiane, i mituri pasi u rrëzua nga shkallët, u përplas me një xham i cili u thye dhe për pasojë i shkaktoi vdekjen. Po ashtu u raportua se disa copa të xhamit ishin ngulur thellë në qafën e 3-vjeçarit.
I mituri ishte me origjinë gjermane, dhe kishte shkuar në Itali për të marrë pjesë në një festë me pridërit e tij.





